Zëvendësdrejtori i Policisë Financiare Berat Dehari kërkon që drejtoria të cilës ai i takon të posedojë aparaturë për ndjekjen e komunikimeve. Deri më tani kjo drejtori, për hetimet të cilat i ka zhvilluar me masa të veçanta hetuese, kërkesat i ka adresuar në Prokurorinë Publike ndërsa më pas në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Ende nuk kemi siguruar aparaturë që shërben për ndjekjen e komunikimeve. Jemi të futur në ligj së bashku me Drejtorinë e Doganave dhe MPB, por që nga viti 2015 kur jemi bërë pjesë e ligjit nuk kemi siguruar aparaturën në fjalë- tha Berat Dehari, zëvendësdrejtor i Policisë Financiare.

Kryetari i Komisionit për kontrollimin e zbatimit të masave të veçanta hetuese, Emil Dimitriev deklaroi se porosia e aparaturës nuk është nën kompetencë të Kuvendit.

Si Kuvend neve mundemi vetëm të apelojmë që sa më shpejtë të siguroni aparaturën në fjalë me qëllim që t’i zbatoni detyrat tuaja si drejtori të cilat i keni në bazë të kornizave ligjore- u përgjigj Emil Dimitriev, kryetar i Komisionit.

Ligji për procedurë penale qartëson që ndjekja e komunikimeve bëhet me pëlqim nga Prokuroria Publike duke u bazuar në dyshimet që mund të ketë Drejtoria e Policisë Financiare, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Doganave. Aktualisht në Maqedoni aparaturë përgjimi posedon vetëm Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes. Si pasojë e keqpërdorimit të ndjekjes së komunikimeve në Maqedoni, LSDM-ja gjatë periudhës që ishte në opozitë shpalosi skandalin historik. Mbi bazën e bisedave të dala nga përgjimet u themelua Prokuroria Speciale Publike, e cila në mesin e dhjetëra aktakuzave posedon edhe lëndën “Fortesa” e që ka të bëj me dyshimin për shkatërrimin e mjeteve për përgjim nga ish zyrtarë të MPB-së./alsat-m

T mobile In article [4]