Një episod dhune nga ana e efektivëve të policisë është regjistruar sot në Durrës.

Nga një video e publikuar nga “JOQ”, duken disa punonjës policie që gadosasim me grushte e shqelma dy persona që ndodheshin në fugonin e policisë.

Raportohet se pas një sherri mes një grupi të rinjsh, dy prej tyre janë shoqëruar dhe janë futur në fugonin e policisë.

Ashtu siç shihet dhe nga pamjet, policët i kanë qëlluar të shoqëruar me grushte dhe shkelmë, ndërsa njëri prej tyre qëlloi edhe me shkop gome.