Një shefe policie në shtetin amerikan të Minesotës ka dhënë dorëheqjen pasi një prej oficerëve të saj vrau një grua australiane të paarmatosur.

Justine Damond u vra pasi thirri policinë për të raportuar se një grua po bërtiste jashtë shtëpisë së saj në një lagje të qetë të Mineapolis javën e kaluar.

Shefja  e  policisë Janee Harteau ka thënë se kjo “nuk duhet të kishte ndodhur”.

Global

Kryebashkiaku i qytetit pranoi dorëheqjen e saj, duke thënë se ajo kishte humbur besimin tek ajo.

Ndërkohë bashkëshorti zemërthyer i australianes  ka thënë se nuk kanë marrë pothuajse asnjë informacion nga zyrtarët se si ndodhi ngjarja.

T mobile In article [4]

Don Damond tha se gruaja e tij, Justine Damond, u qëllua pasi kishte telefonuar policinë për të raportuar një sulm seksual  në lagjen e tyre të qetë.

Ai tha se familjarët e tyre ishin “të dëshpëruar” për të zbuluar se si Justine u qëllua nga policia. Ngjarja sa  tragjike aq edhe e ‘mistershme’ ndodhi të shtunën, në Minnesota.

Kamerat e trupit të oficerëve nuk ishin të aktivizuara në kohën e ngjarjes, raporton “BBC”

Të shtënat kanë ndodhur në një zonë relativisht të pasur, ku krimi i dhunshëm është i rrallë.

“Zemrat tona janë thyer…. jemi plotësisht të shkatërruar  nga humbja e saj, tha një konference shtypi jashtë shtëpisë së tij të hënën në mbrëmje zoti Damond

“Siç e dini,  Justine telefonoi policinë të shtunën në mbrëmje, duke raportuar një sulm seksual që po ndodhte aty afër.

“Familjes së saj dhe mua nuk na është ofruar pothuajse asnjë informacion shtesë nga policia lidhur me atë që ndodhi pasi arritën oficerët”, u shpreh ai.