“Boy Bye” është projekti më i ri i këngëtares shkupjane, Laura Kërliu. Pas video klipit për këngën “Boll Mo” kësaj radhe Laura Kërliu për herë të parë do të bashkëpunojë me MAX Production.

Kësaj radhe Laura ka vendosur që të xhirojë në bregdetin e bukur shqiptar… Por si duket këngëtarja e re ka harruar se në Tiranë nuk ka plazhe, dhe ka dalë të shëtitet vetëm në brekë.

Përveç shpenzimeve për video klipin, Laura do të duhet që të paguajë edhe gjobë shtetit shqiptar, kurse fatmirësisht, ajo gjobë nuk do të jetë e lartë për shkak se policët kanë qenë të kuptueshëm, dhe fansa të X-factorit, ku edhe ka qenë pjesëmarrëse Laura, e pikërisht ky fakt ka ndikuar që ajo të kaloj më lehtë.

Sidoqoftë, gjoba nuk ja ka prishur aspak humorin këngëtares, ajo shihet se është në formë, e ne të shpresojmë se radhës tjetër kur Laura do të vendosë që të shëtitet nëpër qytete vetëm në brekë, ai qytet të jetë Vlora, Saranda, Durrësi apo ndonjë qytet tjetër bregdetar.

T mobile In article [4]
Global