Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas një hetimore 2-mujore kanë finalizuar moperacionin e koduar “Black Hats”, duke parandaluar trafikimin e dy shtetaseve drejt shtetit Italian.

Shtetasit qe do të kalonin vajzat për ne BE janë:

Fitim Dumani 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Trafikimi I personave të rritur”;

Reinaldo Greca 28 vjeçe,   banuese në Durrës, për veprën penale” Trafikimi I personave të rritur”;

Denis Shaba 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj u dokumentua me prova ligjore se shtetasi Denis Shaba gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsa shtetasit  Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinjë.

Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në Zonën e Plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët,  kundrejt pagesës 100- 300 €.

Në sajë të një vëzhgimi të pandërprerë dhe profesional naga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve është bërë e mundur parandalimi I trafikimit të dy femrave drejt Italisë.

Specialistët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca, në PKK Durrës, në momentin për tu larguar për në Itali, për të trafikur dy femra,  shtetaset me iniciale K.B. 18 vjeçe dhe K.L. 19 vjeçe.

Shtetaset K.B. dhe K.L. janë viktima të trafikut dhe janë akomoduar në një qendër sociale.

Vijon puna për zbulimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari që I prisnin viktimat në shtetin fqinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme për veprat penale:

  • “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetasit Denis Shaba   parashikuar në nenin 114 të Kodit Penal;

•“Trafikimi I personave të rritur” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca  parashikuar në nenin 110/ a  të Kodit Penal