Një 60 – vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi qëlloi për vdekje gruan e tij, e cila i shërbeu darkën me vonesë.

Ashok Kumar erdhi në shtëpi i dehur të shtunën në mbrëmje dhe u përfshi në një zënke me bashkëshorten e tij Rupesh Singh, në shtëpinë e tyre në Ghaziabad të Indisë.

55–vjeçarja Sunaina u dërgua në spital me një plagë në kokë, por ndërroi jetë pak më vonë.

Kumar mësohet se e ka pranuar krimin dhe është penduar.

“Kumar pinte çdo ditë. Të shtunën ai erdhi në shtëpi i dehur dhe nisi të zihej me të shoqen. Ajo ishte e mërzitur me zakonin e tij për të pirë alkool dhe donte që të flisnin, por ai donte të hante menjëherë bukë”, shpjegoi një zëdhënës i policisë, për BBC.

“Ai u acarua me vonesën dhe e qëlloi me armë”, shtoi zyrtari i policisë më tej.

Dhuna në familje është një ndër krimet më të raportuara kundër grave në Indi, prej më shumë se një dekade. Në 2015 – ën një rast dhunë në familje raportohej çdo 4 minuta.

Loading...