Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në seancë Komisioni për Çështje Evropiane do të debatojë për planin reformues 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Plani 3-6-9 i shënon masat dhe aktivitetet të cilat duhet të zbatohen në tre, gjashtë, nëntë muajt e ardhshëm për ta çuar përpara procesin eurointegrues.

Në këtë Plan janë përfshirë reformat të cilat Qeveria do t’i zbatojë në periudhën e ardhshme prej 3 muajsh gjegjësisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ndërsa në ndërkohë në mënyrë paralele është duke u punuar në precizimin e masave të cilat duhet të realizohen në 6 dhe 9 muajt e ardhshëm.

Në Kuvend seanca do të mbajnë edhe komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për shëndetësi, për transport lidhje dhe ekologji si dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit ligjdhënës-juridik është Propozim – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal në lexim të parë, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim në lexim të parë i dorëzuar nga opozita, Propozim – ligji për ndryshimin e Ligjit për prokurorinë publike, Propozim ligji për veprimtarinë e mjekut, Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë në lexim të parë të dorëzuara nga deputetët dhe opozita.

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të debatojë për përcaktimin e propozim – vendimeve për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të delegacioneve në më shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare.

Në seancën e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale në lexim të parë.