Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një person, ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur:

Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

T mobile In article [4]

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.