Një i mitur është plagosur me armë dje pasdite nga një bashkëmoshatar i tij në rrugën “Emrush Miftari”, në Prishtinë.

 Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njësiti policor ka konfiskuar armë “Zastava” me tre fishekë, ndërsa në cilësi të të dyshuarit është intervistuar gjyshi i të dyshuarit i cili ishte pronar i armës.

Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.