Një sulmues i cili ende nuk është identifikuar nga autoritetet turke, ka vrarë një polic me pushkë më pas ka kryer vetëvrasje me po të njëjtën armë, në gjykatën e qarkut në Bursa, Turqi.

Agjencia e lajmeve Anadolu, ka cituar zyrtarë policor të kenë thënë se sulmuesi arriti në gjykatën e qarkut gjatë mbrëmjes së sotme, dhe tek ka tentuar të hyjë brenda ka vrarë një polic.

Mediet lokale fillimisht kanë raportuar se i njëjti ka marrë peng një person dhe gjithashtu ka plagosur një avokat.

Autoritetet kanë përjashtuar çdo mundësi për sulm terrorist.