Policia italiane njoftoi sot se ka arrestuar dy vëllezër, të cilët janë të dyshuar se kanë grabitur dhjetëra ATM të bankave pranë Torinos, që mbanin maskë me imazhin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo grabitje i ngjan filmit “Pika e shkëputjes” të vitit 1991, në të cilin grabitës e bankave ishin të veshur me maskën e ish-presidentit të SHBA-ve, raporton Reuters.