Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, me ceremoninë e sotme të hapjes së stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Saber Guardian 2017”, zyrtarisht filluan me kryerjen e detyrave në poligonet ushtarake në Rumani dhe Hungari.

ARM-ja, siç informojnë, aftësitë dhe interoperabilitetin e tyre me forcat e armatosura partnere do t’i demonstrojnë me 71 pjesëtarët e tyre nga përbërjet e batalionit të policisë ushtarake, batalioni inxhinierik, batalioni për qëllime speciale dhe pjesëtarë nga forcat mjekësore të batalionit.

АРМ воена вежба 2

Pjesëtarët e ARM-së do të kryejnë detyra ushtarake së bashku me përbërjet e batalionit të 709-të ushtarak policor, skuadroni i 2-të inxhinierik dhe brigada e 30-të mjekësore e Forcave të armatosura të SHBA-së, si dhe me grupin luftarak për operacione speciale nën komandën e Hungarisë.

Një pjesë e aktiviteteve të togës së policisë ushtarake të ARM-së është krijimi i kampit bazë në afërsi të Valçea, Rumani dhe detyrat fillestare në patrullat dhe pikat kontrolluese në pajtim me skenarin e dhënë.

АРМ воена вежба 3

Stërvitja “Saber Guardian 2017” deri më tani është stërvitja më e madhe multinacionale në Rajonin e Detit të Zi, të organizuar dhe të kryesuar nga Armata e SHBA-së në Evropë e cila kryhet në territorin e Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë dhe në të cilën marrin pjesë më shumë se 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura nga 22 vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.