Eksperti për çështje të sigurisë Vlladimir Pirovarov vlerëson se arratisja e dy të punësuarve të policisë sekrete nuk është asgjë e papritur kurse Goran Grujevski është profesionist t DSK-së për të cilin arratisja qoftë edhe jashtë vendit nuk duhet të ketë qenë e vështirë. Sipas Pirovarov, Grujevski madje akoma mund të ketë mbështetjen e personave të caktuar në DSK.

Intervista:

Zotëri Pivovarov, a ishte e pritshme arratisja e punonjësve të policisë sekrete Goran Grujevski dhe bashkëpunëtorit të tij, Nikola Boshkovski. A duhej llogaritur në atë se, edhe pse kishte paraburgim, do të arratisen ndërsa ende nuk e dimë ku janë?

Ju thoni parashikim. Absolutisht nuk pajtohem me parashikimin sepse logjika thotë se çdo kriminel kuptohet se nuk dëshiron të gjendet në vendin që e ka merituar gjegjësisht prapa grilave, por në situatën që ne e kishim ishte e qartë, me vet procedurën gjyqësore dhe lënien e hapësirës për arratisje të mundshme siç edhe ndodhi, dhe të gjithë supozojmë se kjo do të ndodhë. Thjeshtë, nëse u referoheni postimeve të njerëzve në Facebook, edhe qytetari më i rëndomtë ka pritur se kjo do të ndodhë. Por, për fat të keq tek ne ka shumë gjëra që kanë mbetur ende në sferën e të menduarit mafioz. Pse e them këtë? Sepse rasti i parë ku nuk lejohet realizimi i menjëhershëm i masës së paraburgimit, do të thotë, Gjykata Supreme është ajo që është burim i të drejtës gjyqësore dhe burimi i të së drejtës dhe në këtë situatë bën precedencë që paraqet krim.

 

Si janë pozicionet e Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit tani. Megjithatë, Goran Grujevski me vite të tëra shef i Drejtorisë së pestë. A ka pasur ndihmë nga punëtorët operativ të DSK-së që të arratiset?

Do të thotë, logjika thotë se atje ka shumë vasalë, shumë njerëz që kanë marrë vendime, shumë njerëz që i ka ndihmuar me këto vendime, rroga më të larta, përfitime, status në Ministri. Në një situatë të këtillë supozoj se mund të pritet që ata njerëz çdo herë do ta ndihmonin, edhe në të mirë edhe në të keqe. Është e saktë se kishte spekulim të këtillë në opinion se policia sekrete është e involvuar në tërë këtë, por për këtë duhet pasur dëshmi. Derisa tek ne hetimet zhvillohen aq ngadalë, kuptohet se hetimet zhvillohen duke ruajtur fshehtësinë, në situatë të këtillë mund të ketë hapësirë për spekulim. Do të thotë, ende është herët të pohojmë apo mohojmë se nëpunësit e tij me të cilët ka punuar kanë marrë pjesë apo jo në arratisjen apo fshehjen e tyre në Maqedoni. Ndërsa atë që e dëgjojmë në opinion se janë marrë pasaporta.… t’ju them se qytetarët tanë vite me radhë  janë aq dështues, kështu që kurrfarë garancie nuk është pasaporta, garancia e vetme është vlera morale se a do të paraqitet në gjykatë apo jo.

Ju e cekët temën se ndoshta në mënyrë ilegale tanimë e kanë lëshuar Maqedoninë dhe ka mundësi që të mos jenë në territorin e vendit tonë?

Unë them që megjithatë ato janë profesionistë me përvojë përkatësisht në sferën e përcjelljes së informacioneve, përcjelljes së personave kështu që metodën e punës, mënyrën e funksionimit shumë mirë e njohin, kështu që mendoj se janë të gjitha opsionet e mundshme, mundet të jenë ende në R. Maqedonisë, normalisht të kenë jatakët e tyre, është e mundur që ta kenë lëshuar Maqedoninë prandaj them se duhet t’ia lëmë kohës të tregojë, në fund të fundit them se askush nuk është më i fuqishëm se shteti, në qoftë se ekziston dëshirë, ka profesionalitet, personat e këtillë pas një kohe do të hetohen dhe atëherë do ta dimë të gjithë storjen e arratisjes së tyre se a kanë qenë në Maqedoni apo e kanë lëshuar shtetin, kur e kanë lëshuar, kush ka qenë jataku i tyre, kush u ka ndihmuar, në çfarë mënyre atë e kanë bërë, ato rrugë a çojnë deri tek Gjykata Supreme ku kanë pasur informacione se tanimë vendimi është marrë, ju largohuni, të gjithë këto rrethana pas mbarimit të hetimit do t’i kuptojmë. Tani gjithçka që flasim është në fazën e spekulimeve.

Ato janë edhe të punësuar në DSK dhe supozoj se kanë edhe armë, a ka mundësi që ky të jetë rrezik i dyfishtë për një ballafaqim të mundshëm me organet e ndjekjes?

Sa e di unë në MPB ndaj secilit që ngrihet aktakuzë për vepra të rënda penale siç janë edhe këto vepra, sipas detyrës zyrtare ex officio eprori është i detyruar t’ia merr armën deri në përfundimin e procedurës. Procedurë tjetër është që ta largoj nga vendi i punës, procedura tjetër është të shkarkohet nga puna, e gjithë kjo është në duart e eprorit, kjo është e rregulluar me akte ligjore kështu që shpresoj dhe mendoj se MPB-ja ka vepruar kështu, megjithatë them se ende nuk ka informacione zyrtare se a është vepruar apo jo

Intervistoi: Bojan Stojanovski