Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se sulmuesi Neymar nuk do të largohet nga klubi.

Pas spekulimeve se PSG ka pranuar të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurosh për brazilianin, Pique në rrjete sociale tani ka shkruar se “Neymari po qëndron”.

Neymari nuk është deklaruar për mundësinë e largimit, ndërsa Barça e ka shprehur dëshirën për ta mbajtur në skuadër sulmuesin e famshëm.