Gerard Pique shpreson se Leo Messi do të qëndrojë edhe për shumë vite në Barcelonë

Ylli argjentinas, Leo Messi sot ka vazhduar kontratën e tij edhe për katër edicione, e cila do ta mbaj në Camp Nou deri në vitin 2021.

Këtij lajmi i është gëzuar Gerard Pique. Mbrojtësi katalunas shpreson se Messi do të qëndrojë edhe për shumë vite.

“Të luajë me Messin është përvoja më e mirë në jetë”, tha fillimisht Pique gjatë një interviste për beIN Sports.

“Kam punuar me të për shumë vite, tashmë bëhen 10 vite dhe kemi fituar shumë së bashku. Shpresoj që ai do të qëndrojë edhe për shumë vite duke luajtur me ne”.