Janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë një ulje emergjente të një aeroplani, pasi piloti “hero” fluturoi plotësisht “i verbër” për të sjellë 121 turistë në mënyrë të sigurt në tokë, pasi breshëri me një madhësi sa një top i golfit i dëmtoi rëndë xhamin e aeroplanit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kapitenin Alexander Akopov, i cili punon për kompaninë turke AtlasGlobal, të cilit i është dhënë ‘Urdhri për guximin’ pas uljes së aeroplanit të pasagjerëve të dëmtuar nga breshëri në aeroportin Ataturk të Stambollit gjatë një stuhie të ashpër të enjten.

Siç thuhet më tej, ai shpëtoi jetën e 121 pasagjerëve dhe 6 anëtarëve të ekuipazhit duke ulur aeroplanin Airbus A320 pas erërave të paharrueshme, shiut dhe breshrit që goditën hundën dhe xhamin e avionit.
Mediat shkruajnë se gjashtëmbëdhjetë aeroplanë të tjerë u kthyen nga destinacioni i tyre i planifikuar, aeroporti i Ataturkut, Stamboll.