Prej kur ka filluar sezoni veror pika kufitare ne Merdarë mbetet shumë e frekuentuar nga mërgimtarët të cilët vizitojnë Kosovën. Por për dallim nga vitet e kaluara pritjet këtë vit janë shumë më të vogla edhe pse ka kolona në hyrje nga Serbia.

Deri në 2 kilometra bëhet e gjatë kolona e veturave afër pikës kufitare në Merdarë nga mërgimtarët që hynë në Kosovë.

Në hyrje nga Serbia për në Kosovë sipas MPB’së pritjet janë deri në 40 minuta ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë shumë më të vogla.

Këto ndryshime janë bërë pasi procedurat e kontrollimit të dokumentacioneve po kryhen shumë më shpejt.

Mërgimtarët janë shprehur të kënaqur pasi këtë vit është bërë ky përmirësim.

T mobile In article [4]