Presidenti rus dhe ai amerikan, Vladimir Putin dhe Donald Tramp nuk premtuan formim të një grupi të përbashkët për kiber sigurime, por shprehën gatishmëri që të punojnë në këtë drejtim”, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit Dmitrij Peskov.

Peskov, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se Kremlini nuk di për avokatin rus, i cili gjoja vitin e kaluar është takuar me djalin e Trampit, Tramp xhunior, me shefin fushatës presidenciale të Trampit, Pol Manafort dhe me dhëndrrin Xhered Kushner, dy javë para zgjedhjeve presidenciale.

Konstatimet se bashkëpunëtorët e Trampit janë takuar me avokat të ndërlidhur me Kremlinin, sot u paraqitën në gazetën “Nju-Jork tajms”.