Një peshkatar kanadez është vrarë tragjikisht nga një balenë vetëm pak minuta pasi e shpëtoi nga rrjeta.

Joe Howlett, që bashkë-themeloi ekipin e shpëtimit të balenave të Campobello 15 vite më parë, po e shpëtonte atë në gjirin Neë Brunswick në Shën Lawrence të hënën ndërsa balena bëri një lëvizje të papritur që e vrau atë raporton CBS News.

59-vjeçari njihej për punën e tij të rrezikshme dhe dhe ishte gjithmonë i gatshëm për të rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar atë të balenave.

“Sapo balena u lirua ajo bëri një rrokullisje të madhe që i dha goditjen fatale për jetën Joe Howlett,”-ka thënë kreu i grupit të shpëtimit, kapiteni Mackie Greene, por nuk janë dhënë shumë detaje për atë çfarë ka ndodhur.