Pesë studentët më të mirë të Maqedonisë në sferën e teknologjive informatike dhe telekomunikacionit muajin e ardhshëm do të jenë dy javë në qëndrim studentorë në TIK kompaninë kineze Huavei në suaza të programit “Fara për ardhmërinë” (Seeds for the Future).

Donika Tushi nga Universiteti i EJL, Borijana Arsova nga Universiteti i Shtipit, Mladen Korunovsku nga FSHIK i UKIM, Jovan Petrovski nga Universiteti i Ohrit, Teodora Pop Ordanova nga FETI nga UCM  sot i morën vauçerët për vizitën studimore e cila parashikon punë praktike në Pekin dhe Shengen.

Menaxheri i Huaveit në Maqedoni Zhou Xhijadong theksoi se programi “Farat e ardhmërisë” i stimulon vendet nga rajonet e ndryshme të marrin pjesë në ndërtimin e shoqërisë digjitale.

Global

Programi “Farat e ardhmërisë” realizohet për herë të dytë në Maqedoni. Pesë studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në demonstrimin e  teknologjisë më të re – TIK, të marrin pjesë në punëtori ku do të takohen me përfaqësues dhe ekspertë nga Huavei. Gjithashtu, do të vizitojnë edhe orë në gjuhën kineze, pikturim dhe kaligrafi kineze.

Хуавеи Кина

T mobile In article [4]

Ambasadorja e Kinës në Maqedoni Ji Lisen u dëshiroi studentëve qëndrim të mirë dhe rezultatet në mësimin në teknologjinë e avancuar dhe në njohjen e kulturës tradicionale kineze.

Zgjedhjen nxënësve në programin “Farat e ardhmërisë” ua uroi edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili u tha se për dy javë mësim praktik në Kinë do të mësojnë shumë më shumë për disa punë se sa disa vite në fakultet sepse , siç tha ai, puna praktike dhe përvoja u mungon studentëve tonë.