Lindja shkakton një vrull të emocioneve të ndryshme, nga zemërimi dhe gëzimi, deri te frika dhe ankthi, dhe kjo përzierje e ndjenjave të ndryshme mund të shpie në depresion të tmerrshëm dhe të frikshëm.

Në rreth 10 për qind të nënave simptomat fillestare të padëmshme gjithnjë e më tepër përkeqësohen, që ndikon në cilësinë e jetës së përditshme. Në këtë rast, duhet sa më shpejt të kontaktoni me personat e kualifikuar për ndihmë, në mënyrë që shërimi të jetë më efikas. Megjithatë, edhe personat e famshëm nuk janë imun ndaj sëmundjes së sotme – depresionit. Disa kanë vuajtur nga depresioni gjatë fëmijërisë, kurse disa në vitet e tyre të pjekurisë. Të gjithë kishin arsyet e tyre …

Catherine Zeta Jones

Global

Aktorja e bukur befasoi publikun me njoftimin se me vite ka luftuar me depresionin maniak. Për një revistë të njohur ka thënë: “Trajtimi spitalorë në një klinikë private për shëndetin mendor ka qenë vendimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Tani jam e lumtur, por kjo nuk do të thotë se problemet nuk do të kthehen. Tani e di, se nëse problemet lindin përsëri, në atë botë të errët nuk do t’i tërheqë njerëzit rreth meje, por do të kërkoj ndihmë profesionale”.

Angelina Jolie

T mobile In article [4]

Njëra nga gratë më të suksesshme dhe më humane sot, ka ra në një depresion të tmerrshëm pas vdekjes së nënës së saj në vitin 2007. Që atëherë, sipas mediave të huaja dhe u bë e fiksuar me punë humanitare që të largojë mendimet.

Anne Hathaway

Aktorja e bukur, ka pranuar se ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi, si adoleshente. Në një intervistë për gazetën Tattle ka treguar se ka refuzuar të përdorë anti-depresivët dhe është përpjekur që me punë t’i kalojë problemet e saj. Sot, aktorja e famshme është duke shijuar rolin e nënës dhe magjinë që sjell jeta familjare.

Drew Barrymore

Nënë e dy fëmijëve, aktorja dyzetvjeçare, thotë se shtatzënia e parë nuk ka ndikuar negativisht në të, por pas të dytës ra në depresion të paslindjes. “Pas shtatzënisë sime të parë nuk kam pasur depresion të paslindjes dhe ndjehesha e lumtur, fluturoja, e gëzuar, kështu që aspak nuk mund të imagjinoja se çfarë do të thotë të vuaj nga ajo. Kam pasur përshtypjen se të qenit nënë është gjëja më e mirë në botë dhe se depresioni i paslindjes nuk ekziston, por pas shtatzënisë së dytë u binda se vërtetë ekziston. Çdo gjë që kam dëgjuar deri atëherë për këtë, por që nuk e besoja, tani më është bërë plotësisht e qartë. Unë kam luftuar për gjashtë muaj me këtë. ”

Gwyneth Paltrow

Fituese e çmimit Oskar për luftën e saj me depresionin e paslindjes foli për herë të parë në vitin 2008 për revistën Vogue: “Më kapi depresioni i paslindjes pas fëmijës së dytë, Moisiut. As nuk e dija që e kisha. Nuk e dija se çfarë nuk shkonte me mua. Isha shumë pesimiste dhe e deprimuar, dhe vazhdimisht mendoja për mënyra të ndryshme si ta lehtësoj veten”, ka hapur shpirtin e saj aktorja. Dy vjet më vonë, për të njëjtën gazetë ka rrëfyer se është ndjerë si robot dhe nuk ka patur asnjë ndjenjë si nënë.

Courteney Cox

Disa muaj pasi që aktorja Brooke Shields foli për problemin e saj, ylli i serisë së popullarizuar “Friends” ka zbuluar se një gjë e ngjashme i ka ndodhur edhe asaj: ” Kalova një periudhë vërtetë të vështirë, jo menjëherë pas lindjes, por pasi që vajza ime Koko mbushi gjashtë muaj. Nuk mund të flija, gjithçka më mërziste dhe isha vërtetë depresive. Gjithçka mendoja në ato momente, gjë që nuk duhet ta dini”.