Miliona venezuelas i janë bashkuar një grevë të përgjithshme të thirrur nga opozita për t’i bërë thirrjet Presidentit Nicolas Maduro që të anulojë zgjedhjet për një asamble e përgjithshme.

Përleshjet midis policisë dhe protestuesve vranë të paktën tre persona. Më shumë se 300 të tjerë thuhet se u arrestuan.

Maduro tha se protesta ishte minimale dhe se liderët e saj do të arrestoheshin.

Protestat e opozitës kanë ngritur popullin në këmbë që nga prilli i këtij viti dhe më shumë se  100 persona kanë vdekur nga përleshjet në të gjithë vendin.

Demonstruesit janë të zemëruar për planet e zotit Maduro për të rrëmbyer pushtetin në dhe po kërkojnë zgjedhje të menjëhershme.

Demostrata filloi në mënyrë paqësore para se disa të rinjë të maskuar të hidhnin gurë dhe bomba zjarri.

Qeveria ka paralajmëruar demonstruesit, të cilët kanë protestuar prej një muaji, se e drejta e tyre për të shkaktuar trazira në rrugë nuk është absolute.

Ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm Nestor Reverol paralajmëroi se bllokimi i autostradave do dënohet me tetë vjet heqje lirie