LSDM një herë premtoi para qytetarëve, ndërsa tani punon krejtësisht tjetër, thanë nga VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese me shkrim.

“LSDM me këtë bën diskriminin të qytetarëve të dorës së parë. Gjithë ata që nuk janë anëtarë të LSDM-së do të thotë se nuk mund të kenë të drejtat themelore në shtet. Për këtë arsye VMRO-DPMNE ja i bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtar në Maqedoni dhe bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë në këto thyrje të parimeve të demokracisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti thonë se një muaj pas qeverisjes, LSDM ka arritur t’i mbush ministritë dhe qeverinë me kuadro jokompetent dhe kuadro të Sorosit.

Nga ana tjetër në një reagim me shkrim nga LSDM-ja thonë se në vend që të ballafaqohet me përgjegjësinë për atë që ju ka bërë qytetarëve dhe shtetit në vitet e kaluar, Nikolla Gruevski vazhdon me sjelljet e tij të pakuptimta dhe pa turp pranon se ka dashur të blejë edhe disa Mercedese 600 mijë euro, me para të qytetarëve.Nga kjo parti akuzojnë Gruevskin se ai nuk ka menduar asnjëherë për nevojat e qytetarëve, por për përmbushjen e dëshirave personale.

“Qytetarët shumë mirë e dijnë si ka qeverisur Gruevski. Gjithë opinioni ka dëgjuar si dhe kush urdhëroi rrënimin e “Kosmosit”, kush dhe si është marrë vesh për ndërtimin e autostradave, si janë bërë parregullsitë zgjedhore dhe si është porositur dhuna para Komunës Qendër”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se sjellja e Gruevskit, nuk është asgjë pos frikë për ballafaqim me përgjegjësinë.