Me tensione të mëdha është përcjellë seanca e fundit në Kuvendin Komunal të Drenasit, mes asamblistit të Vetëvendosjes, Xhavit Drenori, dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Drenori ka akuzuar bashkëshorten e kryetarit të Drenasit se ka organizuar iftar me gratë e fshatit Dobroshevc, nga vjen edhe vet Drenori, në kohën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme.

“Kallxom ku i ka marrë paret gruaja jote me shtru drekë te Guri i Plakes (një restorant në Drenas v.j) edhe pse i ka thirre në emër të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Drenori.

E kjo ka shkaktuar nervozë tek kryetari i Drenasit i cili fillimisht ka kërkuar nga Drenori të mos ia përmend bashkëshorten, duke mohuar gjithashtu se ajo ka qenë organizatore e atij iftari.

“Ajo ka shkuar e fundit në iftar”, ka thënë Lladrovci.

Por kjo se ka ndalur Drenorin i cili edhe është quar në këmbë për të replikuar me Lladrovcin, tek i cili ka shkaktuar nervozë duke e urdhëruar Drenorin të ulet.

“Ulu e mos mi hap sytë”, i thotë Lladrovci.