Deputetet e zgjedhura të Kuvendit të Kosovës nga PDK, Blerta Deliu-Kodra dhe nga Vetëvendosej Donika Kadaj-Bujupi janë përplasur në një debat televiziv.

Deliu-Kodra ka pyetur ish-deputeten e AAK’së se për sa para ka braktisur partinë e Ramush Haradinajt për t’iu bashkuar partisë së Visar Ymerit.

Tha se Kadaj-Bujupi ishte kontrabandu në KTV.

‘Prej Glloxhani ke shku në seli të Vetëvendosjes. Sa të kanë pahu? Sa pare i kë marrë prej Vetëvendosjes Donikë”?, e pyeti Kodra-Deliu.

Ndërkohë deputetja e zgjedhur e VV’së e ka akuzuar PDK’në për mos zhvillim të vendit.