Një fëmijë shqiptar është aksidentuar në një pishinë në Forli të Italisë pasditen e sotme.

Siç raportojnë mediat lokale, 13-vjeçari ka rrëshqitur buzë pishinës dhe ka përplasur kokën.

Ai u transportua në spitalin Bufalini të Cesena-s në gjendje të rëndë shëndetësore me helikopter.

Fëmija raportohet se ishte në pishinë me të afërm të tij.