Një person i maskuar dhe i armatosur është përpjekur të grabisë një bankë në Torino, por nëpunësit e saj e kanë injoruar deri sa ai u largua pa marrë asgjë.

Një 40 vjeçar italian i maskuar dhe i armatosur u përpoq të grabiste një bankë duke kërcënuar nëpunësit e saj.

Por këta të fundit e kanë injoruar gjatë gjithë kohës, duke bërë që në panik për atë që po ndodhte, grabitësi të largohej me vrap së bashku me një bashkëpunëtor që e priste jashtë.

Ngjarja ka ndodhur në muajin prill në Lombriasko, por lajmi është publikuar vetëm pasi policia italiane ka identifikuar dy grabitësit me anë të telekamerave të sigurisë.

Pamjet tregojnë se si 40 vjeçari i drejton armën nëpunëses duke i kërkuar të hapte kasafortën dhe ti jepte të gjitha paratë që ndodheshin aty. Por gruaja ka qëndruar e qetë dhe e ka injoruar gjatë gjithë kohës.

Pasi 40 vjeçari e ka përsëritur disa herë kërcënimin ajo i është përgjigjur se nuk mund ta hapte kasafortën pasi ishte e blinduar.

Pas këtij reagimi, personi i maskuar është larguar me vrap së bashku me bashkëpunëtorin dhe ai rreth të 40’ve.

Sipas “Adnkronos”, të dy janë identifikuar falë telekamerave të sigurisë dhe dëshmitarëve okularë. Tashmë ata janë në pranga dhe presin dënimin.