Vetëm në 24 orët e fundit edhe tetë persona e kanë humbur jetën në përmbytjet që në shtetin indian Guzharet janë shkaktuar nga reshjet musone të shiut, ndërsa me helikopterë dhe anije deri tani janë evakuuar më shumë se 36.000 banorë.

Ekipet e shpëtimit po tentojnë të vijnë deri te banorët në qytetet dhe fshatrat e goditura, ndërsa për shkak të kësaj fatkeqësie kryeministri indian Narendra Modi, u nis për në Guzharat, transmetuan mediat franceze.

Ekipet e shpëtimit ndihmë marrin nga ushtria dhe forcat ushtarako-ajrore, të cilët ndihmojnë në shpëtimin e 1.000 banorëve të fshatrave të bllokuara nga rritja e nivelit të ujit.

Siç thuhet, nga fillimi i sezonit të shirave musone, para një muaji, besohet se në Guzharet e kanë humbur jetën rreth 80 persona, ndërsa raste vdekjeprurëse janë regjistruar në gjithë vendin – në Asam kanë humbur jetën 75, ndërsa në Xhama dhe Kashmir edhe 13.

Në përmbytjet deri tani janë shkatërruar dhjetëra mijë hektarë mbjellje, theksuan përfaqësues zyrtarë të autoriteteve indiane.

T mobile In article [4]

Global