Rrugët në Greqi janë bllokuar në 48 orët e fundit për shkak të një stuhie të fortë që goditi një nga destinacionet e preferuara për turistët, Halkidikin.

Shirat e fortë të shoqëruar nga erërat dhe stuhitë e fuqishme kanë detyruar autoritetet të evakuojnë dhjetëra njerëz.

Disa hotele janë përmbytur ndërsa qindra makina kanë përfunduar nën ujë, transmeton lajmi.net.

Global

Zjarrfikësit kanë tërhequr njerëz nga makinat dhe me pompa kanë larguar ujin.

Vërshime ka edhe në pjesët e tjera të Selanikut ku kanë përfshirë edhe aeroportin.

T mobile In article [4]

Dëmi nga rrëshqitjet e dheut, përmbytjet, makinave nën ujë, shtëpive të zhytura në Halkidik ende nuk është vlerësuar.

Turistët të cilët ndodhen në këtë pjesë kanë vendosur të qëndrojnë në strehimoret e tyre duke pritur të kalojë moti i keq.

Në Halkidiki temperatura momentale është 24 gradë ndërsa nga java tjetër pritet të arrijnë në 30 gradë.