Petagogia e njohur dhe bashkëshortja e biznesmenit Ajdin Sejdija, Riselda ka publikuar një postim mjaft prekës në rrjete sociale ku ka kujtuar një nga studentet e saj, e cila është ndarë nga jeta, Megi Yzeiraj.

Ajo i dhe fund jetës së saj për arsye që ende nuk dihen.

 “Zysh Risi ka diçka për të thënë: Ta gëzosh diplomën Megi edhe pse ndodhesh në parajsë! Unë të pash, të ndjeva, të shijova, të urova! Sapo ka mbaruar shfaqja, dritat u fikën, studentët e kursit të dytë master, dega koreografi hodhën kapelet dhe u diplomuan si koreografë profesionistë! Mes duartrokitjeve dhe emocioneve ti nuk ishe aty në skenën e madhe për të kërcyer dhe për tu diplomuar, atë skenë që ti e doje aq shumë dhe që e pushtoje aq bukur me lëvizjet e tua aq profesionale. Si spektatore në atë shoë final unë të ndjeva Megi që ti kërceje me një vello të bardhë duke tu derdhur flokët e gjatë nëpër trup. Të pash duke hedhur kapelen e zezë të diplomimit, të pash duke qarë nga gëzimi, të pash sërisht Megi im i shtrenjtë duke më thënë: Zysh Risi a mund të bëjmë një fotografi të dyja për qejfin tonë…! Aparati u shkrep dhe fotografia kishte të gjitha ngjyrat e ylberit brenda një shpirti të bukur artistik i cili vazhdon të jetojë gjithmonë aty ku arti merr frymë! Ta gëzosh diplomën Megi edhe pse ti sot je një ëngjëll lart në qiell ! Jam krenare për ty, të dua Megi Yzeiraj. Baleti ishte motivi jot…, pse shkove në parajsë aq herët Megi?”, shkruan Riselda në Facebook.