8 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 49 janë plagosur pasi një mur u rrëzua në stadiumin Demba Diop, në Dakar, në fund të ligës së Kupës, në ndeshjen finale mes Stade de Mbour dhe Union Sportiv Ouakam.

Incidenti mes tifozëve rival filloi , kur policia ndërhyri duke përdorur gaz lotësjellës i cili çoi në panikë, rrëmujë dhe  më pas rëzimin e murit.

Disa nga tifozët, shfrytëzuan rastin nga gurët të cilët binin, të godasin drejt tifozëve rival, përderisa pjesa tjetër e njerëzve po përpiqeshin të tejkalojnë murin, mes reve të gazit. Agjensia lokale e lajmeve APS, raportoi se ambulancat dhe zjarrfikësit ishin në vendin e ngjarjes.