Policia e Shkupit njofton se sot rreth orës 17 të ka ndodhur një incident i madh në lagjen Draçevë të Shkupit, në të cilin një djalë u plagos rëndë dhe është marrë nën kujdesin e klinikave të Shkupit, përcjell TetovaSot.

Tani për tani dihet se incidenti ka ndodhur në afërsi të postës në lagjen Draçevë. Në rrahje kanë qenë të përfshirë 8 djem. Disa prej tyre përdoren edhe thika dhe armë zjarri.

Është plagosur personi me inicialet D.T (1993) nga Shkupi, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë në rrahje kanë ikur./TetovaSot/