Dita e sotme ka qenë ditë feste për reperin Getoar Selimi, i cili ka festuar edhe ditëlindjen e tij. Mes urimeve të shumta, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i të dashurës së tij, bukuroshe se ekraneve shqiptare , Marina Vjollca.

“Gezuar ditelindjen i shtrenjti i zemres sime! Sic me ke bere mua te lumtur, dua qe me lumturi te te ece e gjithe jeta! I love u more and more every day”, – ishte urimi i Marinës për Getoarin, ku bukuroshja nuk e fsheh dashurinë e saj për reperin nga Kosova, shkruan Syri.net.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigja e Getoarit për këtë mesazh të ndjerë të bukuroshe së ‘Procesit Sportiv’. “Faleminderit Zotit që të kam ty, ti je lumturia e jetës tem,” – ka shkruar reperi kosovar. Sipas asaj që është përfolur prej kohësh, çifti me shumë gjasa do ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë gjatë kësaj vere.