Sot e para e Komunës së Tetovës Teuta Arifi inspektoi punimet në shtratin e lumit në f.Reçicë e Madhe.
“Para dy viteve thuajse gjithçka ishte rrënuar në vendbanimin e Reçicës së Madhe.Atmosfera dukej e pa shpresë ,edhe më tragjik ishte fakti që vërshimet kishin marë edhe jetë njerëzish.
Bëmë gjithçka që ishte në dorën tonë për ta kthyer gjendjen në normalitet, dhe ia dolëm.
Pas dy viteve me sanimin dhe kompensimin e dëmeve në amvisëri, bujqësi, aritëm që të ndërtojmë edhe atë nevojë substaciale që ishte për banorët rrjedhimishtë shtratin e lumit. Një preventivë e jashtëzakonshme kjo për banorët që i jep zgjidhje problemit përfundimisht.
Sot inspektuam finalizimin e këtyre punimeve bashkë me zv/Kryeministrin z.Hazbi Lika për të parë nga afër realizimin e punëve operative.
Dëshiroj të i falenderoj banorët për mikpritjen bujare. Bashkë mundemi! Sepse Tetova është një vizion”, theksoi Teuta Arifi