Me shfaqje të aktiviteteve stërvitore dhe ekspozim të pajisjes dhe armatimit, në prani të delegacioneve të larta nga Armata e Republikës së Maqedonisë, Ushtrisë së Malit të Zi, Forcave të armatosura austriake, ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi dhe mysafirëve të tjerë të lartë, në poligonin Kollashin në Mal të Zi përfundoi stërvitja ndërkombëtare “Sfida e përbashkët 17”.

Imperativët e përbashkët siç janë: ndarja e përvojave, interoperabiliteti i ndërsjelltë, pjesëmarrja në misione ndërkombëtare paqësore, prëforcimi i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare janë motivet dhe qëllimi që arrihet në aktivitetet e këtilla stërvitore të përbashkëta, u theksua para pjesëmarrësve nga ana e shefave të shtatmadhorive të ARM-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski dhe Ljubisha Jokiq dhe zëvendësit të Shtatmadhorisë së Austrisë, gjeneral nënkoloneli Bernard Bar.

Dëshmi më e mirë për konstatimin e këtillë, kumtoi Minsitria e Mbrojtjes, është nota e dhënë nga drejtori i stërvitjes për nivelin e treguar të lartë të trajnimit dhe interoperabilitetit ndërmjet njësive të armatave të tre shteteve, në kryerjen e procedurave të parapara për operacione të përbashkëta të cilat do të ndodhnin në mjedise të pakalueshme malore në mbarë botën.

Gjenerali Veliçkovski, duke iu drejtuar pjesëtarëve të batalionit të renxherëve tha lavdërata për mundin e investuar, si dhe për mirënjohjet e marra nga përgjegjësit e stërvitjes për njohuritë e treguara gjatë kryerjes së stërivtjes.

Pjesëtarët e batalionit të renxherëve pas stërvitjes njëjavore në pushtimin e terrenit të[ vështirë të kapshëm, krahasim të procedurave me pjesëmarrësit e tjerë në fazën e kryerjes u dalluan me elemente për vëzhgim dhe kryerje të operacioneve për krijim të kushteve më të volitshme luftarake për kryerje të suksesshme të veprimeve ofensive luftarake.

Stërvitja “Sfida e përbashkët 17” realizohet në bazë të nismës së përbashkët të ARM-së, Ushtrisë së Malit të Zi dhe Forcave të armatosura të Austrisë, me barazi në proceset e planifikimit, vlerësimit dhe ekzekutimit. Stërvitja u zhvillua në poligonin malor për stërvitje “Lipovo” në periudhën prej 26.06 2017 deri më 06.07.2017, sipas skenarit të paramenduar për operacion të udhëhequr nga NATO, ndërkaq nën mandat të kombeve të bashkuara, për përgjigje ndaj situatave të krizave që ndodhin në terrene të vështira të kapshme jashtë zonës së përgjegjësisë së NATO-s.