Wojciech Szczesny nuk ka mundur të përmbahet kur është pyetur për ish skuadrën e tij Arsenal

Sot portieri Wojciech Szczesny edhe zyrtarisht është prezantuar në Juventus, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Por, ai është mashtruar nga lotët kur është pyetur për ish skuadrën e tij Arsenal, tek e cila luajti për 11 sezone.

“Largimi nga Arsenal? Është pyetje e vështirë, sepse kam kaluar 11 vite…”, pastaj vazhdoi të qajë.

Szczesny këtë sezon do të jetë portier i dytë i Juventusit, por nga viti i ardhshëm pritet të jetë portieri i parë, pas pensionimit të Gianluigi Buffon.