Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në shirat monsune dhe përmbytjet që dy javëve të fundit e goditën pjesën perëndimore të Indisë, kumtuan sot autoritetet lokale indiane.

Në Raxhastan, ku ndodhen një numër i madh i destinacioneve të popullarizuara turistike, në të paktën katër qarqe rrugët janë shndërruar në lumenj, për shkak se dhjetëra mijë njerëz janë bllokuar në katet e sipërme të banesave të banimit. Për shkak të ujit të ardhur janë vështirësuar edhe operacionet e ekipeve të shpëtimit.

Në shtetin indian Raxhastan deri më sot kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa në shtetin fqinj Guxharat të paktën 29 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet.

Global

Shërbim i meteorologjik indian parashikon shira të rrëmbyeshëm në dy shtetet deri në fund të javës.

Nga fillimi i sezonit në shirat monsune në Indi, që zgjat nga qershori deri më shtator, deri tani kanë humbur jetën 83 persona.

T mobile In article [4]