Shumë faktorë ndikojnë në humbjen e flokëve, apo rritjen e ngadalshme të tyre.
Këtu përfshihen mungesat e vlerave ushqyese, përdorimi i tepruar i produkteve.
Ju mund të trajtoni flokët tuaja duke përzgjedhur një nga maskat e mëposhtme.
Lëng qepësh
Squfuri, një nga elementët organik më të fuqishëm të qepës nxit prodhimin e kolagjenit, i cili nga ana tjetër përshpejton rritjen e flokëve. Thjesht shtypni dy qepë të kuqe në një mikser dhe me lëngun që përftuat prej tyre lagni flokët për 15 minuta. Pas aplikimit të kësaj maske flokët mund t’i lani normalisht.
Vezët
Proteinat e gjendura në veze janë ushqyes shumë të mirë të flokëve. Për të përgatitur maskën me vezë përzieni dy të verdha vezë me vaj ulliri dhe pastën që përftuat aplikojeni direkt në të gjithë gjatësinë e flokut për 30 minuta.
Çaji jeshil
Çaji jeshil përbëhet nga antioksidantë që parandalojnë rënien e flokëve dhe përshpejtojnë rritjen e tyre. Ajo që duhet të bëni është thjesht të lani flokët me çaj jeshil dhe t’i mbështillni flokët me një qese plastike për një orë në mënyrë që lëndët ushqyese të përthithen nga rrënjët.
Uthull molle
Ky eliksir bukurie vendos ekuilibrin e pH duke parandaluar rritjen e mikro-gjallesave që dëmtojnë flokët tuaj që në rrënjë. Përzieni një lugë deri në dy lugë uthull molle në një gotë me ujë dhe pas larjes me shampo shpëlarjen e fundit mund ta bëni me këtë tonik.