Me 13 vite burgim është dënuar një shqiptar nga gjykata e Selanikut në Greqi, për akuzën e përdhunimit të nënës së tij.

Gjykata e ka konsideruar 29-vjeçarin fajtor për akuzën e përdhunimit, por edhe të incestit. Trupi gjykues nuk ka marrë parasysh asnjë rrethanë lehtësuese, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur vitin e shkuar në banesën e familjes, në vendin e quajtur Analipsi, në rrethinat e Selanikut.

Denoncimin në polici e kishte bërë vetë nëna, e moshës 58 vjeç. Por duke deponuar në gjyq, me cilësinë e dëshmitares, ajo ka kërkuar të tërheqë padinë, ndërsa ka deklaruar se e ka falur krijesën e vet dhe se është e gatshme që ta mbajë në shtëpi.

Edhe 29-vjeçari kërkoi ndjesë për aktin e dënueshëm, duke thënë se e kishte kryer nën ndikimin e alkoolit. Ai tha se vuante nga një depresion shpirtëror që shprehet në urrejtjen ndaj femrave dhe se këtë e kishte pësuar pas një zhgënjimi erotik, pak vite më parë.

Pas shqiptimit të dënimit, 29-vjeçari u kthye në burg, ku po mbahet që prej tetorit të vitit të kaluar.