36 vjeçarja nga Tetova ka paparaqitur në polici se është përdhunuar në shitore. Dje në ora 6 në stacionin policor në Tetovë, gruaja 32 vjeçare ka denoncuar se të dielën ora 22 e 30 minuta në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, para shitores së pemëve ka kërkuar shkrepse nga i punësuari në shitore me iniciale B.F. (31) nga Reçica e Vogël, pë rtë ndezur cigaren. Ai e ka ftuar të futet brenda që ta marrë shkrepsen.

Sipas olicisë, pasi ferma në fjalë është futur brenda, B.F> e ka mbyllur derën dhe duke e kërcënuar me skalpel dhe thikë i është drejtuar asaj, e ka goditur në kokë dhe e ka rrëzuar. “Më pas e ka kapur për flokë dhe ka filluar ta tërheqë zvarrë, duke i shkaktuar lëndime me thikë dhe skallpel në trup e më pas e ka dhunuar”, njoftoi policia.

Pas rastit, 32 vjeçarja ka kërkuar ndihmë në Klinikën e Tetovës ku ijanë konstatuar lëndime trupore.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po merr masa për ndriçimin e rastit./TetovaSot/