Pas denoncimit që një vajzë e mitur ka bërë kundër bashkëshortit të tezes së saj me pretendimin se ai e kishte përdhunuar gjatë kohës që ajo kishte qenë vetëm në shtëpinë e tyre, vjen dhe reagimi i tezes së vajzës. Ajo është shprehur se e gjitha kjo është gënjeshtër duke i mohuar akuzat që 15-vjeçarja bëri ndaj bashkëshortit të saj.

Tezja e vajzës thotë se, vajza duhet të jetë shtyrë për t’i bërë keq familjes së saj. Ajo pohon se mes dy familjeve nuk ka pasur probleme më parë.

“Me familjen e vajzës nuk kemi pasur probleme. Vajzën e kam vajzë vëllai. Atë Mund ta ketë futur dikush. Çupa e vëllait u fut për të na bërë keq” tha ajo.

Global