Shkruan: Qenan Aliu

Nuk jam në dijeni për të gjitha rrethanat , por nga ajo që po lexoj si duket fjala është për mos përcaktimin me kohë të zëvendës/ krytearit nga rradhët e anëtarëve të këshillit të komunës, nga ana e kryetarit tani më të ndjerë. Por ky lëshim nuk nënkupton se zgjidhje nuk ka. Ajo që është për tu habitur madje edhe për keqardhje ka të bëjë me përplasjen e anëtarëve të këshilli të komunës së Bogovinës.

Miq të dashur,

Demokracia duhet të fillojë madje edhe baza e sajë vjenë nga pushteti lokal. Mbi të gjitha ajo është të dialogoshë dhe arritje të kompromiseve duke u bazuar në mendimet e shëndosha dhe pa kapricie. Fakti që anëtarët e këshillit nuk mundeshkan të arrinë një kompromis se cili nga anëtarët do ta ushtrojë këtë detyrë tre muaj për shkak të humbjes tragjike të kryetarit të ndjerë z. Hazbi Idrizit është e dhimbshme dhe për keqardhje. Fundja Këshilli i komunës si organ më i lartë i pushtetit lokal është organ që përfaqëson qytetarët e komunës në fjalë, andaj në asnjë moment këshilltarët nuk ka të drejtë politike dhe ligjore që për mos shpërfaqjen e vullnetit politik tu bëjë dëm qytetarëve e në rastin konkret mësimdhënësve, nxënësësve dhe mbarëvatjetjes së procesit arsimorë në përgjithësi në komunë. Andaj Ju lutem , keni obligim politik, LIGJORË dhe MORAL që urgjentishtë të sjellni kompromisin e domosdoshëm në tavolinë dhe të funksionojnë gjërat. Në të kundërtën, me kësisoj kapriciesh, ju nuk keni bërë kurë far politike por politika juve ju ka vurë në lojë ! Me rrespekt !