Tashmë është diçka normale që skuadrat angleze të shpenzojnë miliona euro në transferimin e futbollistëve spanjollë

Transferimi i fundit i Alvaro Moratas nga Real Madrid në Chelsea për 80 milionë euro, ka bërë që skuadrat e Premirligës të kalojnë shifrën e 1 miliardë eurove për lojtarë të La Ligas.

Në 19 vitet e fundit ato kanë shpenzuar 1 miliardë e 62 milionë për transferimin e 92 futbollistëve, shkruan Marca.

Lojtari më i lirë është blerë Pablo Mari për 200 mijë euro, ndërsa më i shtrenjti është Alvaro Morata për 80 milionë euro.

Atletico Madrid është skuadra spanjolle që ka përfituar më shumë nga shitjet në Premierligë, 125 milionë euro, e ndjekur nga Sevilla me 116.25 milionë euro.

Chelsea ka shpenzuar më shumë për spanjollët 315 milionë euro, përfshirë këtu Moratan 80 milionë dhe Fernando Torresin 58 milionë euro, ndërsa Liverpool ka transferuar më së shumti spanjollë, gjithsej 13 lojtarë.

Aktualisht në skuadrat e Premierligës luajnë 32 futbollistë.