Rojet e sigurisë në burgun e Peqinit kanë arrestuar një 46-vjeçare, të cilës i gjeten lëndë narkotike.

Ajo ishte nisur për t’i çuar ushqimet djalit të saj në burg, ndërkohë që gjatë kontrollit, rojet kanë hasur një lëndë narkotike të futur në ushqim me qëllim fshehjen.

Vetë djali i saj vuan dënimin në burg me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.