Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, pasdite në kuadër të vazhdimit të seancës së gjashtë e mori vendimin për dhënie të pëlqimit të akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Bëhet fjalë për rregulloren për organizim dhe veprim të punës së shërbimeve eksperte të Avokatit të Popullit, si dhe sistematizim për vendet e punës. Me këtë do të mundësohet punë e pandërprerë e disa zyrave të Avokatit të Popullit edhe atë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kërçovë, Manastir, Shtip dhe Strumicë.

Pas paraqitjes për debat rreth pikës së ardhshme: propozim për shkarkim të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në orën 11.

Në rend dite të seancës së gjashtë janë edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të dorëzuara nga Nola Ismajloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i dorëzuar prej një grupi deputetësh të VMRO-DPMNE-së.