Bekim Fazliu nga PDSH ka thënë se ata e kanë lëshuar tryezën e bisedimeve për shkak qasjes jo konstruktive të partive që janë pjesë e Qeverisë.

“Kemi dallime të mëdha sa i përket zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe. Ne vlerësojmë se propozimi i partive tjera për sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe është mashtrim, është I njëjti mashtrim që ka qenë në vitin 2008 dhe 2011”, tha Fazliu, duke shtuar se ata kanë dërguar propozimin e tyre për sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe.