Regjisori dhe skenaristi i njohur kanadez, Paul Heggis, ndjehet me fat që pati mundësinë ta vizitojë Kosovën

Në intervistë ekskluzive për RTK-në, Heggis e pranoi se është frymëzuar edhe për realizimin e ndonjë filmi.

Heggis nuk hezitoi që ftesës për të ardhur në Kosovë, t`i thotë menjëherë po. Madje vizitën në vendin për të cilin kishte dëgjuar se disa vjet më parë shpalli pavarësinë, e kishte menduar edhe më parë. Megjithatë, tash, skenaristi, regjisori dhe producenti me famë botërore, Paul Haggis, është i kënaqur që pa Kosovën.

Gjatë “Pri Film Festit”, Heggis takoi shumë artistë vendas. Madje tha se është frymëzuar për realizim filmi, por ende nuk e ka menduar ta vë në praktikë. E ajo që i la më së shumti mbresa regjisorit kanadez, gjatë ditëve të qëndrimit në Kosovë, padyshim që është mikpritja dhe dashamirësia e kosovarëve ndaj tij.

T mobile In article [4]
Global