Patrulla të përziera policore të Maqedonisë dhe Shqipërisë prej sot patrullojnë nëpër lokacionet me të frekuentuara turistike në bregun e Liqenit të Ohrit në Strugë.

Bëhet fjalë për aktivitet për përmirësimin e sigurisë së turistëve nga Shqipëria dhe Kosova të cilët shkojnë në pushime në Strugë, besimin më të madh të tyre në shërbimet e obliguara për sigurinë personale, por edhe në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit mes policive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në përgjithësi.

“Patrullat policore të përbëra nga nëpunës të Shqipërisë dhe Maqedonisë para së gjithash do të veprojnë në mënyrë parandaluese, si dhe ndihmë shtesë të patrullave të rregullta policore të obliguara për mbajtjen e rendit publik dhe paqes”, tha zëdhënësi i SPB-së – Ohër, Stefan Dimovski.

Patrulla të përziera policore të përbëra nga policë nga Shqipëria dhe Maqedonia veçmë patrullojnë nëpër pushimoren shqiptare Sarandë.

Dimovski theksoi se patrullat në Strugë dhe Sarandë do të paraqesin garancë më shumë për sigurinë e turistëve tanë në Sarandë, respektivisht shtetasit shqiptarë në Strugë.

Disa sezone patrulla të përziera policore të Maqedonisë dhe Serbisë patrullojnë gjatë sezonit turistik në Ohër, ndërsa policë nga Maqedonia këtë sezon janë pjesë e patrullave të përziera në qytetin malazez Budvë, si dhe në Shibenik në rivierën kroate në Detin Adriatik.