Për Astrit Patozin ka një marrëveshje në garën për kryetar të Partisë Demokratike dhe Selami është kandidaturë fallco.
“Ai sigurisht që do të gjeje një argument për ta mbrojtur në atë presistencën e tij për të qëndruar në garë. Unë kam një dyshim që po e shpreh, se nuk kam pse e kursej dhe pse mbaj rezerva. Edhe fakti që zoti Selami është kandidatura e vetme sot përball zotit Basha dhe nuk ka një tjetër që mund të ishte, sepse pati dhe disa tjerë pavarësisht pozicionit tyre, apo profilit tyre politik që tentuan… shprehën dëshirën për të qenë kandidat, fakti që ata u përjashtuan dhe nuk u la një kandidaturë rezervë, do të thotë që zoti Basha ka qenë 100% i bindur që zoti Selami do të qëndrojë deri në fund të garës dhe kjo sigurisht që mua më le një shije që këtu ka një marrëveshje, se për ndryshe, se në rast se do të dyshonte te integriteti i zotit Selami i cili gjatë garës, duke parë pabarazinë siç e ka parë dhe e ka shprehur, mund të ikte, dhe atëherë zoti Basha mund ti lejonte vetës që të kishte një kandidaturë rezervë për ta çuar garën deri në fund me një kandidat përballë”, tha deputeti demokrat në emisionin “Të Paekspozuarit”.
I pyetur fill pas deklaratës së tij: Pra ju mendoni, që ka një marrëveshje, kundërshtari i Bashës brenda PD-së është përgjigjur:
“Unë mendoj që ka një marrëveshje dhe zoti Selami është kandidaturë fallco”.