Astrit Patozi, kundërshtari i Lulzim Bashës brenda PD-së, ka ironizuar përmes një reagimi në rrjetet sociale, komisionin e Qendror Elektoral për zgjedhjet në Partinë Demokratike, që drejtohet nga Jemin Gjana.

Në një status në Facebook, Patozi shkruan:

Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”

Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë.

Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.

T mobile In article [4]